Bordi Ekzekutiv i LSDM-së në seancën e mbrëmshme në qytetin e Shtipit shqyrtoi informacionin për procedurën për kandidatët e mundshëm për kryetar të shtetit për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Sipas kësaj partie, nga të gjitha analizat, diskutimet dhe anketat e opinionit publik, Bordi Ekzekutiv e mbështeti Stevo Pendarovskin si kandidat për kryetar të shtetit dhe ia propozoi kandidaturën Bordit Qendror të LSDM-së.
“Pendarovski është kandidat fitues, i afërt me popullin, ndan vlerat progresive, me vizion të qartë për të ardhmen evropiane të vendit Pendarovski në mandatin aktual ia riktheu reputacionin, integritetin dhe besueshmërinë institucionit të Presidentit të shtetit dhe tregoi se çfarë do të thotë të jesh president i vërtetë për të gjithë qytetarët.”- thuhet në komunikatën e LSDM-së.