Opinioni i trajnerit Shpëtim Duro pas ndeshjes me FC Shkupin

Trajneri Shpëtim Duro pas përfundimit të takimit derbi ka dhënë opinionin e tij për barazimin 2:2 ndaj FC Shkupit. Sipas tij, ekipi meritonte fitoren pas atij dominimi të plotë, teksa hedh dyshime edhe për nje penalti tjetër të pa akorduar…

Derbi ndeshja e javës së 20-të, Struga Trim Lum – FC Shkupi arsyetoi epitetin, pasi tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit në Strugë patën mundësinë të shohin një futboll shumë cilësorë nga të dyja skuadrat, që në fund u ndanë me barazimin 2:2.

Megjithatë, trajneri Duro ndjen keqardhje që skuadra nuk arriti deri tek fitorja, pas atij dominimi që patëm në të dyja pjesët. 

“Më vjen keq që nuk fituam. Skuadra ka luajtur shumë mirë, e dominuam ndeshjen në të gjitha aspektet. Gabuam në momente të veçanta tek golat. Duheshe ta mbyllnim takimin në 2 me 0.” – u shpreh trajneri Shpëtim Duro, i cili dyshon edhe tek një penalti tjetër, që nuk u akordua nga arbitri kryesor: “Kam rezerva edhe për një penallti të dytë të Ibraimit me portierin.”

Ishte ai momenti i minutës së 58-të, kur skuadra jonë ishte totalisht në sulm, duke rrezikuar paraprakisht me Nezirin, por edhe me Toshevskin, i cili shumë pak mungonte që të shënonte në rrjetën e tij, derisa në valën e atyre sulmeve të njëpasnjëshme, Ibraimi ishte në kërkim të hapësirës për të goditur, mirëpo pozita e tij jo e volitshme bëri që ai të futet në duel me portierin kundërshtarë, e që realisht kontakti ekzistonte.
Megjithatë, vendimi i arbitrit doli të jetë ndryshe, pasi vlerësimi i tij ishte që nuk ka të bëjë me penalti, ndërsa sulmuesin, Besart Ibraimi, e ndëshkoi me të verdhë.

Pas kësaj tollovie skuadra refelketoi edhe njëherë tjetër, duke shënuar golin e dytë më vonë me anë të Radeskit, mirëpo edhe ai nuk mjaftoi për të marrë fitoren ndaj rivalit të madh, FC Shkupit. 

Në fund barazim 2:2, mirëpo që sipas trajnerit Shpëtim Duro, lufta për titull do të vazhdojë deri në fund të kampionatit, kjo edhe për shkak pikëve që ndajmë në tabelë. 

“Lufta për titull do të jetë e hapur deri në fund të kampionatit” – u shpreh shkurt trajneri ynë. 

Pas 20 xhirove, neve renditemi në pozitën e dytë me 41 pikë, derisa Shkupi në pozitën e parë ka vetëm një pikë më shumë. 

Javën e ardhshme, na pret përballja kundër Sileksit në Kratovë.