Ideja e koalicionit “Fronti për Evropën” – LSDM, BDI, Aleanca për Shqiptarët (krahu i Ziadin Selës), PDSH, partitë e Arianit Hoxhes dhe deputetit Skender Rexhepi Zeid është ende gjallë. Por a do të arrihet?
“Frontline” nga burime partiake në BDI mëson se liderët e LSDM-së dhe BDI-së, Dimitar Kovaçevski dhe Ali Ahmeti, javën e ardhshme do të takohen për të diskutuar për performancën në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, pasi që tashmë në zgjedhjet presidenciale është vendosur që të konkurrojnë me kandidatët e tyre secili veçmas, përcjell PRESSonline.al
Në takim, siç mëson “Frontline”, do të analizohen rezultatet e sondazheve të dy partive politike, LSDM dhe BDI dhe do të shihet nëse ekziston mundësia e një shfaqjeje të përbashkët nën ombrellën e “Frontit për Evropën” në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sipas situatës aktuale politike në vend, ky front vështirë se mund të jetësohet së bashku me LSDM-në, Ali Ahmeti me disa parti më të vogla të shqiptarëve, ku nuk përjashtohet mundësia që në të të përfshihet edhe krahu i Ziadin Selës, do të formojnë të paralajmëruarin “Front për Europë”.
Sipas dy sondazheve të veçanta partiake të partive të shumicës parlamentare të kryera dy muaj më parë, “Fronti për Europën” (LSDM, BDI, AA – krahu i Selës, PDSH, etj.) – është favorit me më shumë se katër për qind avantazh ndaj opozitës VMRO-DPMNE.
“Javën e ardhshme organizojmë takimin mes zotit Ali Ahmeti dhe Dimitar Kovaçevskit, në të cilin do të diskutohen dhe shqyrtohen rezultatet e sondazheve të LSDM-së dhe BDI-së”, kanë thënë nga BDI për “Frontline”, përcjell PRESSonline.al
Nga LSDM nuk konfirmojnë për “Frontline” takim të mundshëm mes Kovaçevskit dhe Ahmetit, por njoftojnë se Kovaçevski do të ketë takim me koalicionin, me ata që janë partnerë tradicionalë të koalicionit.
“Këto ditë do të ketë takim me koalicionin, me ata që janë partnerët tanë tradicionalë të koalicionit”, thanë nga LSDM për “Frontline”.
“Frontline” mëson se para tri javësh ka pasur një takim mes liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe presidentit aktual, Stevo Pendarovski, ku është diskutuar për çështjen e zgjedhjeve dhe koalicioneve.