Bojmacaliev: 140.000 formularë për pasaporta mbrëmë kanë mbërritur në Maqedoni

Mbrëmë në pikën kufitare “Bogorodica” kanë mbërritur formularët e rinj për 140.000 pasaporta, njoftoi zëvendësministri teknik i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev.

Ai theksoi se shumë shpejt do të arrijë një dërgesë tjetër prej 85 mijë formularësh, e cila sipas tij, plotëson numrin prej 225 mijë formularësh.

“Deri më tani janë pranuar 1.509.600 formularë për dokumente udhëtimi dhe me formularët që do të mbërrijnë nesër dhe deri në fund të muajit do të jenë gjithsej 1.734.600. Gjithashtu, një tjetër dërgesë prej 85,000 formularësh do të mbërrijë shumë shpejt.

“Me këtë, siç njoftova, plotësohet numri prej 225 mijë formularësh. Deri më tani janë pranuar 1.509.600 formularë për dokumente udhëtimi, me ato që do të mbërrijnë nesër dhe deri në fund të muajit do të jenë 1.734.600”, tha Bojmacaliev.