Bardhësia e plisit ka ndriçuar gjithmonë rrugët tona, ndriçon edhe sot ndërgjegjen tonë kombëtare për të mos harruar kurrë se kush jemi, për të kujtuar trimërinë e qëndresën heroike të të parëve tanë për liri e dinjitet kombëtar.
Të bardha si plisi i kemi gjithmonë qëllimet kombëtare, gjysh e stërgjysh me atë plis në kokë kanë ruajtur brez pas brezi traditat e mirëfillta, indin tonë kombëtar.
Është kënaqësi që bashkë Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare përmes manifestimit kulturor “Dita e Plisit” vazhdojmë të përkujdesemi për përcjelljen e peshës së madhe të plisit si simbol i yni kombëtar ndër breza.
Plisi është amanet, ruaje!, shkruajti Artan Grubi.