Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ndodhet aktualisht në Kryeministri, ku po zhvillon një takim kokë më kokë me kreun e qeverisë, Edi Rama.
Në përfundim të takimit që po vazhdon me dyer të mbyllura, pritet që të ketë një konferencë për mediat.
Pak më parë, Blinken, bëri një ndalesë në Piramidën e Tiranës, ku të pranishëm ishin mbi 100 të rinj që kanë përfituar nga programet edukative amerikane. Ai u shpreh mirënjohës për partneritetin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ju falënderoj për një mikpritje të mrekullueshme nga ambienti i “Vendit të shqiponjave’ e ndjej ambientin e ngrohtë dhe nga çdo dhomë që isha në Tiranë, jam mirënjohës, Flora të falënderoj për rolin e udhëheqjes, ju jeni një dëshmi e programeve tona. Është një moment i rëndësishëm dhe vlerësim për punën tuaj, për të forcuar marrëdhëniet mes vendeve tona, falënderoj Wistner. Ju si ish-kryetar bashkie e keni energjizuar dhe i keni dhënë ngjyra të bukura, jam mirënjohës për partneritetin që kemi”.