TREGU/ Cilat shtetet po “mbushin arkën” nga pandemia koronare?

Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Gjermania është eksportuesi më i madh i produkteve mjekësore në botë, ndwrsa Kina dhe Singapori po udhëheqin eksportin e maskave dhe respiratorëve.

Eksportet totale të ilaçeve, pajisjeve mjekësore, produkteve dhe furnizimeve të kujdesit personal në vitin 2019 arritën në 996 miliardë dollarë, duke u rritur 6 përqind nga një vit më parë. Gjermania është eksportuesi më i madh, me një vlerë eksporti prej 136.2 miliardë dollarë në 2019 me 14 përqind të tregut botëror.

Sipas OBT-së, Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e dytë me 116.6 miliardë dollarë, me 12 përqind tw tregut. Zvicra renditet e treta me 90 miliardë dollarë në eksport dhe një 9 përqind të tregut global. Këto tre vende përbëjnë pak më shumë se një e treta e eksporteve në botë të produkteve mjekësore.

Importet u rritën 5 përqind vitin e kaluar, duke tejkaluar 1.000 miliardë dollarë. Kështu, vlera totale e shkëmbimit global të pajisjeve mjekësore në vitin 2019 arriti në rreth 2,000 miliardë dollarë, ekuivalente me rreth 5 përqind të vlerës totale globale të këmbimit të mallrave.

Kina është eksportuesi i shtatë i të gjithë grupit të pajisjeve mjekësore, por është eksportuesi më i madh i maskave mbrojtëse dhe mban gati një të katërtën e tregut global. Së bashku me Gjermaninë dhe SHBA, ajo prodhon pothuajse çdo maskë tjetër, sipas OBT-së.

Singapori, sidoqoftë, udhëheq një grup të vogël eksportues të respiratorwve dhe ventilatorëve, të cilit i përkasin Shteteve të Bashkuara, Hollanda dhe Kina. Së bashku ata prodhojnë më shumë se gjysmën e këtyre pajisjeve mjekësore të frymëmarrjes artificiale.

Për shkak të pandemisë së virusit koronar, spitalet në të gjithë botën janë përpjekur t’i prokurojnë ato, dhe së fundmi kanë organizuar prodhimin e pjesëve individuale me shtypje 3D, me mbështetjen e kompanive nga sektorë të tjerë, si dhe nisma të organizuara qytetare.

Kjo tregon edhe ndryshimet e mëdha në taksat doganore për grupe të ndryshme produktesh të rëndësishme për parandalimin dhe trajtimin e Covid-19.

Gama sillet nga 2.1 përqind mesatarisht për ilaçet mbi 3.4 përqind për pajisjet siç janë respiratorët, mikroskopët dhe skanerët, e deri në 11.5 përqind për produktet e kujdesit personal siç janë maska, doreza dhe gota. Në disa vende, shkalla shkon deri në 27 përqind. /tesheshi/