MJEGULLA PLANETARE! – Prof.Muhamet Borova nga Struga

MJEGULLA PLANETARE!


Një lajm i mirë, këto ditë vlen sa një pasuri. Kush kujdeset për shëndetin ai i meriton lëvdatat, e meriton jetesën. Duhet ta ndryshojmë sjelljen, që të ndryshojë situata në të cilën gjindemi.Nëse nuk e ndryshojmë sjelljen shoqëria do të ndahet në copa.Çdo i infektuar në një mjedis,është fatkeqësi edhe për të shëndetshmit. Sjellja e të pa-ndërgjegjshmive, duhet të jetë shkollë për të ndërgjegjshmit , të respektohen rregullat e mbrojtjes nga “armiku” global.Planeti është kapluar nga mjegulla e sëmundjes “misterioze”,që e gjunjëzoj gjithë botën e civilizuar. Me Kovidin 19 njeriu vdesë dy herë: së pari izolohet nga të afërmit dhe së dyti ndahet pa përshëndetje nga të afërmit.Armiku i tmershëm ndarjen e bën më të tmershme, pa familjen,pa njerëz,pa miq.Nëse sillemi racionalisht ngadhnjimi mbi “armikun” do të jetë më i shpejtë prej pritjeve tona. Me mençuri çdo ditë do të jetë fillim i jetës së re.Nëse gjërat i pranojmë me durim dhe optimizëm do të kuptojmë se nata me yje është shum më e bukur se dita pa diell.Durimi na jep besim,besimi na jep shpresë, shpresa ardhmërin na e bën me të lumtur!Pas ëndrrës së keqe,na pret mëngjezi i freskët. Kjo situatë të pranohet si një “ëndërr” e keqe,e cila nesër do të jetë shkak për shuma debata!