Rusia ka kryer sulme me 17 dronë mbi Ukrainën gjatë mbrëmjes së kaluar, ka njoftuar ushtria ukrainase.
Si rezultat i luftimeve të ashpra janë shkatërruar 11 dronë Shahed në Mykolaiev, Odesa dhe në rajonin e Dnipros, thuhet në kumtesën e publikuar në Telegram. Siq është bërë e ditur nga ushtria ukrainase, infrastruktura civile është dëmtuar në sulmin e mbrëmshëm rus më dronë në Odesa, kurse për fat të mirë nuk ka patur viktima, transmeton Telegrafi.
Ushtria ruse gjatë mbrëmjes pretendon se ka rrëzuar një dron ukrainas në Krime, ka njoftuar ministria ruse e Mbrojtjes.
Në anën tjetër, në një fabrikë municioni në Rusi ka ndodhur mbrëmë një shpërthim i fuqishëm, e deri më tani lidhur me këto shpërthime nuk e ka marrë përgjegjësinë ushtria ukrainase.