Lëvizja Antibixhoz apel deputetëve: Votojeni Ligjin për Lojërat e Fatit

Lëvizja Antibixhoz apeluan të gjithë deputetëve që të votojnë Ligjin për Lojërat e Fatit, pasi sipas saj, kjo do të jetë vetëm një pikënisje deri në arritjen e qëllimit për mbylljen e tërësishme të kazinove dhe lojërave të tjera të fatit. Sipas Lëvizjes Antibixhoz ligji parashikon largimin e kazinove nga shkollat dhe objektet fetare 500 metra, ndërsa synohet që përmes presionit të shtuar në të ardhmen të ketë mbyllje të tërësishme. “Ne ju apelojmë deputetëve të RMV-së që të mos ngurojnë nesër dhe ta votojnë këtë Ligj, sepse është një nisme ku fillon me 500 metra nga shkollat e mesme dhe fillore dhe do mbaroj me mbylljen e gjitha lojërave të fatit. Prandaj si nismë e pushtetit që janë në gjendje për ta sjell një Ligj në favor të qytetarëve të vendit, apelojmë deputetët që të mos ngurojnë, në veçanti i bëjmë thirrje VMRO-DPMNE-së, sepse e njëjta nga fillimi e deri sot e ka penguar këtë Ligj dhe tre apo katër vite e ka mbajtur Ligjin në sirtarët e komisionit për Financa dhe në fund u detyruan që pushteti ta sjell të njëjtin me flamur Evropian dhe është momenti që nga diku të fillohet. Andaj bëjmë thirrje që të fillojmë nga diku dhe të arrijmë në qëllimin final të Lëvizjes Antibixhoz që të mbyllen lojërat e fatit në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Jushi Emërllahu. Lëvizja Antibixhoz. /Alsat.mk