Në një analizë të fundit thuhet se gjysma e qytetarëve të Maqedonisë nuk mund të përballojnë pushimet

“Më shumë se gjysma e qytetarëve të Maqedonisë nuk mund të përballojnë pushimet vjetore”, thuhet në analizën e portalit statistikor “Landgeist”, bazuar në të dhënat e Eurostat.

Nga atje thuhet se 55% e banorëve të Maqedonisë nuk mund të përballojnë një pushim vjetor njëjavor larg vendbanimit të tyre.

Ndërsa sa i përket Shqipëria 58.3% e qytetarëve nuk mund të shkojnë me pushime, Turqia 60.8%, Rumania 62.5%, Mali i Zi 67.2% dhe Kosova 69.5% janë më keq se ne në Evropë.

Sipas kësaj statistike shihet se pushimet më të gjata se një javë gjatë vitit mund të përballohen kryesisht nga banorët e Luksemburgut, ku vetëm 7.6% nuk ​​e kanë një mundësi të tillë, në Norvegji 7.9%, në Zvicër 8.4% dhe në Islandë 8.6%.