Të punësuarit e Fondit Shëndetësor, në grevë

Qytetarët që kishin nevojë për shërbimet e Fondit shëndetësor u përballen me dyert të mbyllura. Në disa pika nëpër kryeqytet mediat ishin dëshmitarë të revoltës së pacientëve, që kishin nevojë për disa shërbime, por që arsyetimet e vetme u dhanë nga nëpunësit e sigurisë që mbanin dyert me dry. Në punë ishin të punësuarit e Fondit, por që sot kanë hyrë në grevë, pasi kundërshtojnë vendimin për uljen e pagave tyre.

“Jemi në muajin e dytë, vajza nuk ka sigurim shëndetësor por i duhet të shkoj nëpër trajtime dhe atje nuk ka sigurim. Prandaj erdha këtu! Shkruan se kryejnë vetëm shërbimin për fëmijët minoren, por se bëjnë. Thonë vetëm të porsalindurit, do të thotë se tanët nuk janë fëmijë. Shteti më shumë se që ka rënë tani në fundërrinë, kurrë më keq nuk mund të jetë. Tmerr!”, tha një qytetare.

“Nuk lejojnë, kanë hyrë në grevë! A po të privohet e drejta juaj për ta kryer një shërbim? Po mendoj se kjo nuk ka lidhje me sistemet kompjuterike, më duhet vetëm një vulë sepse duhet të shkoj te spitali t’i marr atë që janë porositur”, theksoi një qytetar.

“Duhet t’ia ndryshoj sigurimin djalit tim se nuk e ka në rregull, punon në një firmë e sigurimin e ka në tjetër. A është urgjente? Nuk ia pranojnë pushimin mjekësor, ta shoh tani! A do t’ju kryejnë shërbimin? Nuk e di, nëse nuk e rregullojnë ai nuk do mund të merr rrogën”, theksoi një qytetare.

Për shkak të grevës në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore e nisur nga kjo e hënë qytetarët nuk do të kenë mundësi të marrin shërbime të shumta. Punonjësit në njësitë rajonale do të punojnë vetëm për raste urgjente. Revolta e punonjësve është e madhe dhe ata janë gati të vazhdojnë grevën edhe me çmimin e mos marrjes së pagave deri në fund dhe kjo do të jetë në dëm të qytetarëve. Ata kërkojnë që paga që kanë marrë në dhjetor të mbetet e njëjtë dhe të mos ulet me 21%, siç rekomandon qeveria sepse mbi 500 punonjës nga 831 sa ka i gjithë fondi, do të bien në pragun e pagës minimale në vend.

“Të gjitha shërbimet në sportele, përveç këto urgjente, nuk do të punojnë! Qytetarët mos të mundohen fare të vijnë për kërkesa të rehabilitimit, pajisje ortopedike, kërkesa për pagesa të pushimit të lindjeve e as pagesa të pushimeve mjekësore, kërkesa për trajtim jashtë shtetit për formularë në dy gjuhë. Të gjitha shërbimet elektronike do të kryhen dhe funksionon dhënia e recetave për barna, udhëzimeve për mjekim. Pa ndërpre kryhen ekzaminimet mjekësore, greva përfshinë marrëveshjet ndërmjet neve dhe organeve tjera që kemi kontrata si me institucionet shëndetësore publike ashtu edhe me disa private”, u shpreh Branko Axhigogov, Kryetar i Sindikatës në FSSH-së.

Nga Sindikata SPOGJ thanë se pagat e janarit nuk do ti marrin asnjë i punësuar në sistemin shëndetësor. Janë pezulluar të gjitha aktivitetet për kontratat e punës dhe procedimi i pagave në shëndetësinë publike. Ata druajnë se me ndërrimin e një anëtari në Bordin e drejtorëve do të bëjnë shumicën për t’i zvogëluar pagat, por kërkesa është që të mbahet koeficienti i njëjtë prej 77,16 denarë deri në fund të këtij viti.

“Pranojmë vetëm të ju mbeten pagat e njëjta, asgjë tjetër, asnjë cent më pak nuk pranojmë. Kemi vetëm një kërkesë të mos na zvogëlohen pagat, nëse ndodh kjo do të bëhet më keq. Më vjen keq që pushteti nuk na dëgjon, kjo grevë nuk është për fajin tonë, por për faj të pushtetit. Më e keqja nga gjithçka është se do ta pësojnë ata që më së shumti iu duhet buxheti i fondit shëndetësor. Nëse pushteti nuk reflekton, greva do të përshkallëzohet dhe do të bëhet më rigoroze”, tha Tërpe Deanoski – Kryetar i SPOGJ-it./Alsat.mk