Duke u nisur nga fakti që jam një ndër nismëtarët e parë të subjektit tonë politik,Aleancës për Shqiptarët dhe duke pasur para sysh shumë argumente që përmbysin çfardo varianti tjetër për të mbijetuar politikisht si subjekt i shëndoshë në skenën politike;
Shpreh përkrahje të parezervë liderit të partisë z.Arben Taravari,me qëndrimin e shpallur publik,që ti japim mbështetje frontit opozitar,për të sjellur ndryshimin e shumëpritur në skenën politike mbrenda kampusit shqiptar.
Ftoj publikisht,aktivistët e Aleancës për Shqiptarët dhe gjithë votuesit shqiptarë t’i bashkangjiten karvanit të fitores së madhe.
Na prift e mbara!
Garip Kaba-Anëtar i Aleanca për Shqiptarët