Lejlekët në fshatin tim Zagraçan.

Lejlekët në fshatin tim Zagraçan.

Rini Demishai një i afërm dhe bashkëfshatari im, sot më dha një lajm të mirë. Lejlekët sërish u kthyen në katund. Ky çift lejlekësh nuk e harron vendin e vet. Po ne pse ta harrojmë vendin tonë!? Lejlekët nuk e harrojnë folenë e tyre të vjetër. Lejlekët e fshatit tim nuk pyesin as për Korona virusin! Për ta nuk ka kufij të pa prekur, të ndaluar dhe të mbyllur. Pse është çerdhja e rrëzuar? Kjo është histori më vete. Para tre vjetësh i aksidentoi një njeri me makinë dhe për pak nuk u vranë tre zogjt e lejlekut. Kësaj i thonë fat në fatkeqësi!
Shkon tani edhe kjo poezi:
ARDHJA E LEJLEKUT

O lejlek këmbëgjatë,

Paske ardhur që me natë,

kaptove male dhe çdo gjë tjetër,

Erdhe prapë në fole të vjetër,

O lejlek o pendëbardhë,

Veroren tani do ta vë në dardhë.

Në një degë trëndafili,

Tani do të këndojë dhe bilbili.

Gëzimi i parë ishe ti,

Gëzimi i dytë shtegtarë fëmijët e mi,

Kur do të më kthehen në shtëpi !

Ta mbush shpirtin ngrohtësi.
Bexhet Asani