STRUGA NË RREZIKPREJ PANDEMISË – Prof.Dr.Musa Musai nga Struga

EDUKATË MIKROBIOLOGJIKE

STRUGA NË RREZIK
PREJ PANDEMISË

Shkruar nga: M. Musai

Me pandeminë nuk ka lojë dhe nuk duhet kuptuar se do të kalon pa pasoja. Struga deri tash ka qen shembull për mbrojtje prej CO 19. Por si duket struganët e kan hupur durimin, në veçanti po e theksoj për popullatën e Llabunishtës. CO 19 po rëndon në Llabunisht, thuhet se ka 11 me CO 19. Ajo ka ndodhur si rrezulltat i mosbesimit në rrezikun prej kësajë sëmundje epidemike, e cila e rrezikon tërë njerzimin e rruzullit tokësor. Për këtë moment kërkohen tri elemente vendimtare të respektohen:

  1. Izolimi dhe vetizolimi i individit dhe popullatës;
  2. Higiena maksimale, duke përdor të gjitha masat higjenike për tu mbrojt prej CO 19;
  3. Paraqitja në kohë në mjekësi dhe marja e masave paraprake medicinale.

Pse duhet respektuar vet izolimi dhe izolimi i popullatës, virusi shpërndahet në përmasa shumë të mëdhaja prej mos seriozitetit dhe mos respektimit të rrezikut ekzistues. Pra CO 19 shpërndahet përmes kontakteve midis njerëzve, pa mbrojtje dhe me lëvizje të lira dhe të pakontrolluara. Për këtë qëllim është folur gjatë dhe shumë, por si duket njerëzit me sjellje naive, prapambetje fetare, nuk kan besim në vetëvehte se me çfar çmimi e paguajn këtë pandemi. Të kuptohemi çmimi është vdekja dhe hallakatja e familjes, me pasoja të vdekshmërisë. Virusi gjithëmon do të mbetet virus dhe ai shpërndahet përmes kontakteve dhe përmes moskujdesisë dhe pahigienës paraprake, prandaj duhet shumë kujdes.
Te popullata e Llabunishtës shpesh herë ka ndodhur, kur një të sëmurë në spitalin e Strugës shkojn dhe e vizitojnë mbi 30 veta. Ata 30 veta nuk e kuptojnë se CO 19, shpërndahet 30 her në kub, kështu krijohen kushtet masive të shpërndarjes së pandemisë. Prandaj ju lutem llogaritni se sa do të jetë përmasa e shpërndarjes së këtij numri shpërndarës fantastik të CO 19. Prandaj duhet izolim i patjetërsueshëm në vet fshatin e Llabunishtës, pastaj tek të sëmurit si dhe në spitalin e Strugës, duhet të ket masa mbrojtëse për mos lëvizje pa kontroll.
Popullata duhet ta kuptoj se ne jemi në luftë, për jet a vdekje me këtë grykës të vdekjeve të përditshme.
Pra vet izolimi dhe izolimi nuk e ka vlerën e nënçmimit dhe të dënimit por të vetmbrojtjes së shëndetit, të familjes si dhe të popullatës. Duhet kuptuar se jemi në rrezik shëndetësor, jemi në rrezik të përgjithshëm dhe duhet kuptuar se e keqja na pret prej moskujdesit prej sjelljes me naivitet të paedukat.
Izolimi ka kuptimin parësor, të masës së parë kundër pandemisë ose më mirë të themi kundër përhapjes së infekcionit me CO 19. Qytetarët duhet të binden se durimi dhe izolimi janë germa A për mbrojtjen e shëndetit. Vetëm ashtu mund të vem kontroll dhe e mund ta dijm numrin e sakt të sëmurëve prej CO 19, për të cilët meren masa mbrojtëse medicinale.
Virusët nuk jan armiq të dukshëm si armët ushtarake, tanket, nëndetëset, kallashi, artileria dhe aeroplanët luftarak, të gjithë ata përcillen me ushëtima, kërcitje, vrasje dhe bërje rrafsh me tokën të objekteve.
Virusët janë mikroskopik, veprojn qet, afrohen qet, ngjiten, qet dhe shumohen qet, por veprojnë me ndryshime të funkcioneve fiziologjike jetësore dhe pacienti i sëmurë vdes. Vdekja mudet me qen individuale, familjare dhe masovike, tërë një popullat mund të vdesi për bindjet e tyre laike. Kjo ka ndodhur shumë herë me epidemit e ndryshmetifon, lien, dhe shumë sëmundje tjera infektive.
Mesazhi jemdhe i gjithë atyre që shkruajnë për sëmundjet virusale kujdes se shumë leht vdes, e mer mëqaf familjen dhe popullin.
Duhet respektuar rregullat: vetizolimin, izolimin familjar dhe mjekimi medicinal, përndryshe jemi në gojën e frontit të hapur dhe me pasoja shumë të mëdha me viktima.
Prandaj do të ishte mirë që shteti dhe aparati shtetëror, të jenë më fukcional për lëvizjen e pakontrolluar të popullatës naive.
Naiviteti ekzistues gjithëmon ekziston te popullata e cila nuk ka kuptim shkencor dhe edukat mbrojtëse si dhe vetëmbrojtëse prej rreziqeve eventuale shëndetësore, prej epidemive të ndryshme.
I lutem shumë popullatës së Strugës dhe kudo, ta respektojnë IZOLIMIN DHE VETIZOLIMIN, vetëm ashtu e mbrojm shëndetin, vehten dhe familjen.
Faleminderit për mirëkuptim.