Urime Qeverisë së sapozgjedhur, ju uroj punë të suksesshme dhe efikase. Besoj se do të mbeten të përkushtuar ndaj prioriteteve të shtetit dhe do të vazhdojnë të veprojnë aktivisht në interes të qytetarëve, në rrugën evropiane që po ecim së bashku, ka shkruar Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Facebook.
“Një falënderim i madh për anëtarët e Qeverisë në mandatin tim për punën e kryer me sukses dhe përballjen me sukses të sfidave të dy viteve të fundit. Nuk ishte aspak e lehtë, por arritëm të bënim shumë.
Pas zgjedhjeve që do të zhvillojë kjo qeveri kalimtare, në mandatin tim të dytë do të drejtoj qeverinë e re, pro-evropiane, e cila do të përfundojë objektivin e dytë strategjik të vendosur nga pavarësia e shtetit – anëtarësimin në BE”, thuhet në njoftimin e Kovaçevskit.