Këto ditë është ngrohtë në pjesën më të madhe të Evropës, për shkak të tërheqjes së masave të ngrohta ajrore nga Atlantiku dhe jugperëndimi, pra nga veriu i Afrikës dhe Mesdheut.
Në jug dhe juglindje të Spanjës është regjistruar moti i vërtetë veror, me temperatura prej 28 gradë Celsius.
Në të gjithë Evropën perëndimore dhe jugperëndimore temperaturat arrijnë shifrat prej 20 gradë Celsius dhe më së nxehti është në Spanjë dhe Portugali, ku shifrat arrijnë 23 gradë Celsius në Portugalinë qendrore deri në 26 gradë Celsius në Spanjën juglindore, pra në Murcia.
Masa e ngrohtë e ajrit solli shkrirje të akujve në pjesën më të madhe të Evropës dhe i ftohti ‘shkoi’ në lindje dhe në Siberi. Është ngrohtë edhe në jug të Skandinavisë dhe në pjesën evropiane të Rusisë, shkruan thetelegraph.
Sot, si dje, temperatura të larta mbretërojnë në jugperëndim të Evropës, ku deri në 28 gradë Celsius arrijnë në juglindje të Spanjës, në zonën e Valencias dhe Murcias.
Është shumë ngrohtë edhe në Francë dhe në jug të Italisë, me temperatura në disa vende mbi 20 gradë Celsius, si dhe shumë ngrohtë në Irlandë me 15 gradë Celsius.
Megjithatë, në një pjesë të Evropës, moti është ende i ftohtë, ku temperaturat kapin shifrat prej -30 gradë Celsius. Bëhet fjalë për pjesën e brendshme të Skandinavisë veriore, kështu që ndërsa në jugperëndim të Evropës është pothuajse 30 gradë Celsius, në zonën kufitare të Finlandës, Norvegjisë dhe Suedisë temperatura maksimale është -32 gradë Celius.
Prandaj, ka edhe një ndryshim prej 60 gradësh mbi Evropë dhe gradienti i temperaturës është më i theksuar në veri të Evropës, kështu që stuhitë po prekin këto rajone këto ditë, me erëra si uragane.