39 vjet burg për të akuzuarit për rastin “Llaskarca”

Gjithsej 39 vjet burg janë dhënë për të gjithë të pandehurit e procesit “Laskarca”, për aksidentin e autobusit “Durmo Tours”, ku humbën jetën 16 persona dhe u plagosën mbi 30 persona.

Gjykata dënoi 4 vjet burg për të akuzuarin e parë Durmish Beluli, 6 vjet burgim për të dytin Ramzi Miftari, 5 vjet burg për punonjësit e qendrës teknike të kompanisë me të njëjtin emër, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, si dhe 14 vjet burg për shoferin e autobusit Manoil Trifunovski.

Gjyqtarja Diana Gruevska, para se ta shqiptonte aktgjykimin tha se ky proces për të ishte sfidë, sepse është një proces kompleks në të cilin duhet të vendoset drejtësia. “Bëhet fjalë për një nga aksidentet më të mëdha të komunikacionit që tronditi thellë opinionin e gjerë”, tha gjyqtarja Gruevska.