Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dorëzoi dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Kuvendit, shkruan TV21. Nga Kuvendi thonë se kjo është bërë në në përputhje me Nenin 115 të Rregullores për punën e Kuvendit.
“Njëherazi, njoftojmë se e autorizoi nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Goran Misovskin, të kryesojë me seancën plenare të caktuar më 26 janar 2024”, thuhet mes tjerash në kumtesë.
Ndryshe, sipas marrëveshjes politike, Xhaferi të dielën pritet të emërohet kryeministër në Qeverinë teknike.