Kush Është Shqiptari Nga Maqedonia E Veriut Që Po Shëtit Botën? – Intervistë

Ismail Lena, djali nga Struga e Maqedonisë së Veriut, ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve por edhe mediave, me udhëtimet e tij nëpër botë. Ai është rritur në Amerikë, ndërsa dy vitet e fundit është kthyer përkohësisht në Maqedoninë e Veriut. Dy vitet e fundit ai ka kaluar duke udhëtuar nëpër botë, I cili ka udhëtuar në 75 shtete të ndryshme duke vizituar kështu edhe kontinente të ndryshme. Në një intervistë për BiMedia, ai ka treguar pak për jetën e tij, si dhe për vendet që ka vizituar dhe eksperiencat që ka përjetuar gjatë udhëtimeve nëpër botë. /BiMedia/

BiMedia: Fillimisht na tregoni pak per jeten tuaj 

Ismail Lena: Jam nga Ladorishti i Strugës dhe të emigruar si familje në Amerik që nga viti 2000. Kam mbaruar fakulltetit për biznes dhe për kontabilitet. Kam punuar shum gjith jetës prej në 14 vjet kur kam hyr në punën time të par të rregult dhe nuk jam ndalur dhe çdo vit duke mbërrir një shkall pune më të lart. Kam punuar edhe si administrator për firmën e babës ndërtimtari. Por punën profesionale kam filluar si kontabilist fillistar në një agjensionin më të madhe në Amerik për udhëtimesh. Mbërriva edhe të punoj si Kontabilist Mbikëqyrës për një firmë të madhe të avionave. Dhe së fundi, vitin e fundit në Amerik, mbërriva të punoj si Kontabilist Kontrollues për një organizatë të madhe. Por përveq punëve të rregullta që kam pas, kam ndërmarr edhe biznese personale si një firmë të vogël për riparim të kompjuterëve dhe për strukturizimin të rrjeteve kompjuterike për biznese. Dhe kam ndërmarr edhe biznes me vetura; shitje, blerje, dhe më von duke udhëhequr biznesin time LENA MOTORS të suksesshëm për vetura me qera. Aq shum kam punuar sa që kur isha duke studiuar në shkollë, mbanje nga dy pun…punoja si kontabilist prej në ora 8 në mëngjes deri në ora 17; prej në ora 18 në shkollë deri në ora 20; flija deri në ora 23, pastaj prej në mesnate ora 12 në pun deri në ora 5 në mëngjes…dhe përsëri në pun më 8 në mëngjes. Aq shum kam punuar sa që ndonjer më zinte gjumi papritmas. Por më në fund mbërriva ti bëj të gjith: mbërriva shum me karierën, mbërriva shum profesionalisht, mbërriva të mbaroj 100mi dollar shkollë – 2 fakulltet më ASNJË borxh që SHUM RRALL janë ato student që e mbarojn shkollën pa borxh në Amerik.

BiMedia: Jeni duke udhetuar neper bote, keni udhetuar shum vende te Evropes dhe jo vetem, si e keni filluar kete? 

 Ismail Lena: Prej i vogël, kam pas SHUM dëshir të lexoj për historit e botës, për kulturat, dhe për traditat. Kam qën edhe shum i tërhequr nga gjeografia. Pasi mbëriva të jem i sigurt financisht, mora rrugën nga Amerik së pari për në Afrikë. Në Meksikë kam qën më heret sepse Meksika për Amerikën ësht si Shqipëria për Maqedonin – destnacion i zakonshëm.

BiMedia:  Cili ka qenë destinacioni jot I parë, e ku ke vazhduar më pas, na trego pak për vendet që ke vizituar dhe eksperiencat që ke përjetuar?

Ismail Lena: Destinacioni i par ka qën Kasablanka, Marok dhe për një javë, kam udhëtuar të gjitha vendet kryesore të Marok-it si Kasablanka, Rabati, Marakesh, Ouarzazate, dhe bregdetin e oqeanit Atlantik. Më tutje, e mora rrugën për në Maqedoni ku i hypa veturës time, e mbusha me karburant, e sigurova, dhe fillova udhëtimin tim drejt Evropës. Në Evropë kam filluar duke udhëtuar në vendet e zakonshëm të rajonit si Serbi, Austri, Hungari, dhe duke vazhduar rrugës nga Mynih, Gjermani dhe në Vaduz, Liechtenstein të mbërri në Zvicër, në të cilin vend kam shum njerz; shok dhe familjar shum të mir. Kam udhëtuar gjatë Zvicrës në St. Gallen, Zurich, Biel, Bern, dhe Geneva duke dal matanë në Chamonix, Francë – qyteti direkt në perendim të malit më të madhë në Evropë, Mont Blanc. Kam vazhduar të udhëtoj në Tunellin e Mont Blanc ndër Mont Blanc-ut dhe kam dal në Turin, Itali…në jug në Savona, dhe përsëri nëpër SHUM tunelle rrugës në perendim për Francë dhe në Monte Carlo, Monaco; atje ku vlonte jeta luksoze. Kam vazhduar në Nice, Montpelier, dhe nëpër malet Pyrenees ku kam par shum kalaja interesant të kohës të Evropës mesjetare. Kam dal në Andorra dhe kam vazhduar në Spanjë; Barcelona, Valencia, dhe Alicante, deri në jug të Spanjës në Gjibralter të Mbretëris të Bashkuar. Ne Gjibralter, jam ngjitur në këmb deri në majë të Gurit të Gjibralterit dhe kam hyr nëpër tunellet befasuëse luftarake të gërmuar në shkëmb të Forcave Mbretërore Britanike. Pasi, kam vazhduar të udhëtoj përsëri në Spanjë; në Seville, dhe përmes urës më të gjat në Evropë – Vasco da Gama – kam dal në Lisbon, Portugali dhe përsëri në Madrid, Spanjë, dhe në veri deri në Paris, Francë ku jam quditur nga dominimi i qiellit nga Kulla Eifelit. Më pas kam vazhduar në Calais, Francë, ku e kam hypur veturën në tren për vetura dhe me tren kam dal matanë Kanalit Anglez dhe kam dal në ishullin e Britanis të Madhe duke vazhduar në Londër. Në Britanin e Madhe jam hutuar nga vozitja e veturave në anën e majtë por edhe jam quditur nga qyteti i Londrës dhe nga mrekullit e saj si The Shard, Big Ben, Tower Bridge, dhe nga Buza e lumit Thames. Kam vazhduar të udhëtoj matanë ishullit nëpërmjet Manchester dhe Liverpool deri në një qytet i quajtur Llanfair­pwllgwyngyll­gogery­chwyrn­drobwll­llan­tysilio­gogo­goch – qyteti me emrin më të gjatë në botë, në Wales. Kam vazhduar në Holyhead, Wales ku e kam hypur veturën në traget dhe kam dal në Dublin, Irland – në qytetin i cili më ka mahnitur me arkitekturën e përzier nga aspektet të vjetra dhe të rea dhe me shum aspekte futuriste. Përsëri kam vazhduar për në Londër dhe në Calais, Francë dhe në Kryeqytetin e Evropës, Brussels, Belgjikë ku kam qën shum i mirpritur nga kushurinjët. Kam vazhduar të udhëtoj në Rotterdam dhe në Amsterdam – qyteti i njohur si Venezia e Veriut. Kam vazhduar të udhëtoj në Luxembourg – qytet i famshëm si qytet nga Evropa mesjetare i fortifikuar në shkëmbinjtë të lartër dhe të rrepta. Kam vazhduar përmes Gjermanis; në Frankfurt, Drezden dhe matanë në lindje deri në Prague, në veri deri në Warsaw, Poland, dhe përsëri në perendim në Berlin, Gjermani ku e bëra një selfië pran rrënojave të Murit të Berlinit historik që ndahu botën ndërmjet lindjes komuniste sovjetike dhe perendimit capitalist. Kam vazhduar udhëtimin në Hamburg, në Copenhagen, Denmark, dhe mbi urën Orsund kam dal në shtetet Skandinave si Malmo, Suedi, në Gothenburg, në Oslo, Norvegji, Stockholm, në pjesën më veriore të Evropës, Haparanda, Suedi, dhe përsëri në jug në Helsinki, Finland. Skandinavia më ka kujtuar Amerikën sepse ishte shumë rurale jasht qendrave qytetare, me popullsi të rrallë, dhe me shum bukuri natyrore. Kam vazhduar të udhëtoj në lindje për në Rusi; në St. Petersburg ku kuptova që Rusët jan shum njerz alkoolikë pasi policia për 15 minuta më ndalën 3 her për test të alkoolit. Kam vazhduar të udhëtoj në shtetet ish-komunist si Estonia, Latvia, Lithuania, Belarus, Ukraine, Moldova, Romania, dhe Bulgaria në të cilët vende fantazma e kohës të komunismit ende qëndron në çdo aspekt të civilizimit. Më në fund, pas 1 mue dhe 25mi kilometra, mbërriva në shtëpi në Strugë. Më von mora edhe disa udhëtime tjera prej Durrësi për në Itali përmes detit Adriatik, në Bari, Taranto, në Sicily, dhe në Malta me traget në të cilin vend ende mund të ndjesh pushtimin e Mbretëris së Bashkuar. Dhe përsëri kam udhëtuar në veri në Itali; si në Napoli dhe në qytetin e Pompei-it që u mbulua 6 metro nga hiri i vullkanit Vesuvius në shekullin e par ku ende mund të shihni kufomat të ngrira nga hiri e njerëzve që humbën jetën. Kam udhëtuar në Rome, ku gjindet kulmi i Perandoris Romane, Koloseu dhe në Vatican City, qendra e fejës të Krishterëve ku gjindet biblioteka e mahnitshme e Vatican-it me disa shkrime më të vjetra në botë. Kam vazhduar në shkëmbin e San Marinos, një shembull i përsosur i një qytetit nga Evropa mesjetare me kalaja dhe me fortifikim. Kam vazhduar në Bologna, dhe deri tek shtëpia e familjes historike Medici dhe tek përkujtimi i Amerigo Vespucci në Florence, dhe deri tek Kulla e Mbështetur e Pizës. Kam udhëtuar në Genova dhe në Milan tek katedralja e famshme e Milanit, dhe deri në Venezi, ku jam humbur nëpër sokaket dhe urat e mahnitshme të Venezis. Kam udhëtuar në Ljubjana, Sloveni; në Zagreb dhe Dubrovnik, Kroaci; në Sarajevo, Bosnia; në Budva dhe Kotor, Mal i Zi. Kam udhëtuar në çdo pjes të Shqipris, të Kosovës, dhe të Maqedonis si në qytetin e vjetër të Butrintit, tek kalaja e Skëndërbeut në Cape of Rodon, në Valbonë, në qytetin e bukur nga koha e Perandoris Osmane – Prizren, në qytetin e vjetër të Kosovës – Ulpiana, dhe në çdo qosh në Maqedonis si Mariovo. Kam udhëtuar në shum vende mahnitëse në Turqi si Çannakkale, Troy, Pamukkale, Hierapolis, Kushadasi, Antalya, Cappadocia, Gaziantepe, dhe Istanbul. Më pas edhe me avion kam udhëtuar në ishullin e Qiprosit e cila ësht e ndar në 3 shtete – Qiprosi Grekë, Qiprosi Turkë, dhe pjesët e Mbretëris të Bashkuar si Akrotiri dhe Dhekelia. Kam udhëtuar në Islandë, vendi i cili dukeshte SHUM më ndryshe se vendet tjera…si një botë tjetër me erë të fuqishme dhe gurë basalti gjithande; me ujë sulfurik që shpesh ‘plaste’ nga toka, dhe me banjën gjeotermale, ‘Blue Lagoon’. Kam udhëtuar të Khazakstan, në Georgia, dhe në Azerbaijan- i cili vend ishte për rrethin si Zvicra për Maqedonin. Kam udhëtuar në vendlindjen e fejave në Jerusalem, Israel dhe në Palestine ku gjinden objektet e vjetra të 3 fejave dhe ku gjinden gjurmat e civilizimeve të para në botë. Kam udhëtuar në Egypt tek një nga Mrekulli e Botës të Vjetër e cila ende egziston – Piramidat e Gizës. Kam shkuar edhe në Mekë dhe në Medinë të Saudi Arabis ku jam veshur si haxhi dhe shtat here u vërtita tek Kaaba dhe ja dërgova zotit lutjet e mia si dhe në Medinë. Kam shkuar edhe në vendet Arabe ku shum e dallon veçimin e femrave dhe meshkujve si në kontrollat në ajroport edhe në jetën e përditshme si në autobus dhe në vendet publike. Kam udhëtuar në Kurdistan – pjesa autonom e Irakut, kam shkuar në Kuwait, në Bahrain, dhe në Emiratet e Bashkuara në të cilët vende e ndjen ‘Perandorin’ Amerikane. Kam udhëtuar edhe në Kinë dhe jam ngjitur lart Murit të Madh të Kinës dhe dëshmova me syt e mia Qytetin e Ndaluar të Kinës. Kina ishte shum vend i izoluar sa që rrjetet sociale botërore si Facebook, Instagram, WhatsApp, Viber, dhe produktet e Google si Google Play Store dhe Google Maps ishën të bllokuara. Kam udhëtuar edhe në Tokyo, Japoni ku teknologjia egzistonte në çdo pjes të jetës. Kam udhëtuar edhe në shum vende tjera në pjesën jug dhe lindore të Asis si Mongolia, South Korea, Thailand, Hong Kong, Laos, Malaysia, Indonesia, Phillipines, dhe Singapore – shteti më i fuqishëm ekonomikisht në rajon dhe ku MASTIKU nuk ishte i lejuar. Në pjesën jug-lindore të Asis, feja e Budhaistve ishte e përhapur së bashku me Islamin.
Përtej udhëtimeve nëpër Evropë, Azi, dhe Afrikë, kam udhëtuar edhe në 35 shtete të Amerikës si në New York, Chicago, Miami, Washington DC, New Orleans, Las Vegas, Seattle, San Diego, Los Angeles, Denver, dhe të tjera.

BiMedia: Prej të gjithë vendeve që ke vizituar deri më tani, cili të ka pëlqyer më shumë, ku do dëshiroje edhe të jetoje?

Ismail Lena: 2 VJET KAM UDHËTUAR SA PËR NJË JET. Kam udhëtuar në shum vende dhe kam përjetuar shum gjëra interesant gjatë udhëtimeve si bukuri natryrore, kulturore, dhe historike. Më pëlqen shum vende…për të shëtitur Por për të JETUAR, shtet si AMERIKA nuk ka. Në Amerikë ke çdo gjë në një shtet. Të pëlqen bukuri natyrore si male dhe sporte dimrore? E ke Alaskën. Të pëlqen plazh? E ke Hawaii, Miami, Puerto Rico. Të pëlqen qytete të mëdhaja? E ke New York, Las Vegas, Los Angeles, Chicago. Dhe të gjitha këto i ke në NJË SHTET ku mbijeton NJË LIGJ, NJË GJUHË, NJË PARA, NJË TREG I PUNËS,  LËVIZJA E LIR E POPULLSISË, dhe ASNJË KUFI. S’KA SI AMERIKA për të JETUAR.

BiMedia: Si ka ndikuar situate e virusit korona në planin tënd të udhëtimeve, a ke pasur plan për të udhëtuar edhe gjatë këtyre muajve dhe cili do të jetë udhëtimi yt I rradhës?

Ismail Lena: Koronavirusi m’i ka prish planet por sa të lirohen kufiret udhëtimi i rradhës do jet thellë në Afrikë dhe në ishullit Bora Bora, Maldives, Seychelles, dhe Fiji.

BiMedia: Një mesazh për të gjithë lexuesit?

Ismail Lena: Bota ësht shumë e bukur me shum vende interesant. Të shëtisish Evropën ose Amerikën nuk ësht e pamundur. Evropa edhe Amerika jan shum të zhvilluara me rrugë të mira dhe me kufire të hapura. Un e kam pas pak më leht për të udhëtuar se e kam pasaportin e Maqedonis edhe të Amerikës të cilat bashk më japin mundësi të hy në më shum shtete pa viz. Por edhe shum tjer mund të shëtisin Evropën por varet edhe te dëshira e njeriut. Duhen financa, normal, por nuk ësht veq puna te parja se mund të kalojsh me 15mi Euro, me 10mi Euro, ose me 5mi Euro. Por varet sa luksoz e bën udhëtimin. Amerika ësht edhe më leht për ta udhëtuar se sa Evropa dhe kushton edhe më pak për ato që jan në Amerik. Por mbi të gjitha, sa më thjesht, AQ MË LIR, sa më thjesht edhe AQ MË MIR.

BiMedia