Presidenti Stevo Pendarovski, po qëndron për vizitë në Kosovë. Ai është pritur në takim nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Përmes kumtesës për media thuhet se në takim Osmani rikonfirmoi përkushtimin për vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme me Maqedoninë e Veriut.
Shqiptarët në Maqedonisë së Veriut, sipas Presidentes Osmani janë urë lidhëse ndërmjet të dy shteteve dhe shtyllë e stabilitetit, por edhe e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Sipas Presidentes Osmani, të dy shtetet kanë vizion të përbashkët për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe të integruar në BE.
Të dy presidentët pohuan se ekziston potenciali për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit tregtar, kulturor, të shëndetësisë, arsimit, bujqësisë, turizmit, teknologjisë informative dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët. Pas takimit me Osmani, presidenti Stevo Pendarovski u takua edhe me kryeministrin Kurti.