Vehap KOLA
Ajo shoqëri në të cilën vdekja mbahet e fshehtë bëhet e pabalancuar dhe e hutuar. Epoka jonë e disinfektuar ndalon çfarëdo përmendjeje të fundit duke parapëlqyer iluzionin se jetët tona nuk do të marrin fund asnjëherë.
Pa qenë nevoja të jetë ngjethëse apo ogurzezë, vdekja është këshilluesja jonë më e madhe, një mikeshë e afërt që na pëshpërit fjalë frymëzuese. Zor se jeta mund të jetë më e ëmbël se ç’është përballë vdekjes.
Shihni se sa vocërrake janë meraqet tuaja kur vihen përkarshi me fundin e jetës
Ndërmendja e vdekjes prodhon mirënjohje.
Ne i mbajmë njerëzit tanë të dashur më afër. Sillemi me më shumë bujari dhe përkorje. Ne kërrusemi përpara Zotit me sinqeritet dhe besim.
Vdekja të pyet se për çfarë e ke përdorur jetën, mënyrën si ke shërbyer dhe çfarë njeriu ke qenë.
Është e domosdoshme që kujtimi i vdekjes të na shërbejë si energji për të jetuar një jetë falënderuese, dinjitoze.
Gjithçka kemi do të mbarojë një ditë.
Kulturatv.com