Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka konfirmuar se të enjten do ta parashtroj dorëheqjen, para seancës kuvendore të caktuar për të premten, pas çka pason formimi i qeverisë teknike.
“E gjithë qeveria do të jetë në dorëheqje të enjten në ora 10:00. Kështu që askush nga ministrat nuk ka nevojë të jep dorëheqje, sepse me dorëheqjen e kryeministrit, e gjithë qeveria është në dorëheqje”, deklaroi Kovaçevski i pyetur rreth dorëheqjes eventuale të ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu.
Të enjten pritet të japë dorëheqje edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili do të zërë vendin e Kovaçevskit. Në seancë do të duhet të zgjidhet koordinatori i LSDM-së Jovan Mitreski për kryetar të ri të Kuvendit dhe më pas Xhaferi do të marrë mandatin si kryeministër i vendit.
Zgjedhja e qeverisë së Xhaferit duhet të bëhet në fundjavë, jo më vonë se mesnata e 28 janarit.