Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi rritjen e pagave për punëtorët shëndetësorë në institucionet publike

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe e miratoi informimin nga Ministria e Shëndetësisë me qëllim të autorizimit të Ministrit të Shëndetësisë për nënshkrimin e Aneksit për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes Kolektive për veprimtarinë shëndetësore të Republikës së Maqedonisë dhe drejtorët, gjegjësisht kryeshefat e institucionet publike shëndetësore, për nënshkrimin e anekseve për ndryshimin dhe plotësimin e marrëveshjeve kolektive individuale.

Në të njëjtën kohë, Qeveria autorizoi Ministrin e Shëndetësisë që të nënshkruajë Aneksin për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes Kolektive për veprimtarinë shëndetësore, me të cilën rriten pagat e punëtorëve në institucionet publike shëndetësore, me paga më të ulëta se paga minimale.