LSDM: VMRO-ja ta mbështesë qeverinë teknike

Partia maqedonase në pushtet LSDM i bën thirrje VMRO-së që ta mbështesë dhe votojë qeverinë teknike, bashkë me propozimet e kësaj partie për funksionet në ekzekutiv.

Nga LSDM thonë se nuk ka shembull në botë ku një parti politike merr pjesë në Qeveri, por nuk e mbështet të njëjtën.

“Nëse VMRO-DPMNE nuk i mbështet propozimet e veta për qeveri teknike dhe nuk dëshiron t’i votojë ato, nuk ka arsye për t’u kërkuar të tjerëve që ta bëjnë këtë. Nëse deputetët e VMRO-së nuk i votojnë propozimet e partisë së tyre, nuk do t’i votojnë as deputetët e LSDM-së e as deputetët e partive tjera nga shumica. Nuk ka përvojë dhe shembull në botë që një parti politike të marrë pjesë në një Qeveri dhe në të njëjtën kohë të mos e mbështesë atë Qeveri”.
Sipas ligjit, VMRO, si të gjitha partitë e tjera politike që kanë ministra në qeverinë teknike, duhet të propozojnë kandidatët e tyre dhe të votojnë për atë qeveri”, thonë nga LSDM.