Prej nesër nxënësit rikthehen në bankat shkollore

Pas përfundimit të pushimit dimëror prej r javësh, nga dita e nesërme nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të rikthehen në bankat shkollore, përcjell KlanM. Gjysmëvjetori i dytë i këtij viti shkollor do të zgjasë deri më 17 qershor për nxënësit e shkollave fillore, ndërsa për nxënësit e shkollave të mesme do të përfundojë më 10 qershor.

Risia e këtij viti shkollor do të jetë pushimi pranveror prej një jave. Pushimi pranveror, siç përcjell KlanM, do të fillojë nga 29 prilli dhe do të përfundojë më 6 maj.

Gjithashtu, pritet që të vendoset se a do të zëvendësohen dy ditët e javës, në të cilat nuk do të ketë proces mësimor për shkak të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 24 prill dhe 8 maj.