Qytetarët dhe bizneset ankohen për faturat e larta të rrymës

Në rrjetet sociale, një sërë qytetarësh në Maqedoninë e Veriut ndajnë faturat e muajit dhjetor për rrymë, për të cilat ankohen se janë më të larta se zakonisht, raporton Kanal5.

Çmimi i ri i rrymës ka filluar në janar dhe tashmë të gjitha amvisëritë kanë një tarifë të lirë ditore të cilën përveç natës e përdorin edhe ditën nga ora 13:00 deri në orën 15:00. Ideja ishte që në atë mënyrë të ulen faturat e energjisë elektrike për qytetarët.

Pas reagimeve të qytetarëve, Kanal5 ka kërkuar përgjigje edhe nga EVN-ja edhe nga ESM, por nuk ka pasur përgjigje.

Krahas rrymës, ESM-ja shtetërore që nga viti i kaluar furnizon amvisëritë me energji termike. Në mënyrë që çmimet të mbeten të ulëta, shteti subvencionon faturat dhe për këtë qytetarët kanë njohuri për faturat. Megjithatë, këto të dhëna për faturat e ngrohjes nuk janë të disponueshme për një kohë të gjatë.

Ndryshe, ESM-ja shtetërore ka funksionuar me humbje gjatë muajve të verës të vitit të kaluar, e cila sipas financave arrin në 6 milionë euro. Për këtë minus, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha pak kohë më parë se kjo është për faktin se ESM e shet energjinë e prodhuar me një çmim shumë më të ulët se çmimi i tregut, në mënyrë që familjet të kenë fatura të ulëta të energjisë elektrike. Qytetarët ankesa kanë shprehur edhe për çmimet e larta në faturat e ngrohjes qendrore në Shkup.