Bora dhe akulli mbulojnë Evropën Veriore

Bora e dendur dhe akulli kanë mbuluar Evropën veriore ndërsa priten paralajmërime të tjera të motit, duke shkaktuar probleme udhëtimi dhe transporti. Temperaturat në Londër shënon ulje, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për reshje të dendura të borës në Skoci. Qindra shkolla në Skoci janë ende të mbyllura, mes paralajmërimeve për mot të keq në shumë zona të Mbretërisë së Bashkuar. Nga ana tjetër, banorët e Gjermanisë qendrore nga rajoni i Këlnit deri në Turingi janë paralajmëruar për reshje bore të vazhdueshme dhe ndonjëherë të dendura. Një stuhi që preku Norvegjinë dhe Suedinë paralizoi pjesë të rrjetit të transportit dhe tani ka mbërritur në Finlandë. Në rajonin verilindor të Lorraine të Francës, zyrtarët lëshuan një alarm portokalli për shira të dendur dhe borë. Edhe rajoni jugor i Belgjikës është gjithashtu në alarm të kuq për shkak të ngricave që kanë ndikuar në trafikun rrugor.