Rruga Tetovë – Prizren që pritet të fillojë të ndërtohet në këtë vit (2024), do të ketë tunel të gjatë prej 6.4 kilometrash dhe i njëjti do të kalojë mu në pikën kufitare që lidh dy qytetet të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Bekim Rexhepi, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve në “10 Minuta” në TV21 bëri të ditur se ky tunel do të jetë bashkëfinancim i dy shteteve. Kjo mënyrë e financimit ishte menduar të zbatohet në gjithë projektin, por siç bëri të ditur Rexhepi, do ta zvarriste realizimin e tërë projektit.