Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, njoftohen qytetarët se Ligji për dokumentet personale nuk është ndryshuar.
“Për këtë qëllim, i njoftojmë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut se letërnjoftimet me emrin e shtetit “REPUBLIKA E MAQEDONISË” të cilat janë të vlefshme, gjegjësisht të cilave nuk u ka kaluar afati, vazhdojnë të jenë të vlefshme edhe pas datës 12 shkurt. 2024″, thuhet në njoftimin e MPB-së.