Xhemi Hajredini, profesori i njohur nga Struga, poet ,krijues njohës i gjuhëve të huaja frënge dhe italiane është propozuar si ambasador i Maqedonisë në Kajro në Republikën e Arabe të Egjiptit. Burime të besueshme për Strugalajm raportojnë se kandidatura e tij ka kaluar procesin e vlerësimit dhe pritet të kaloj nëpër hallkat institucionale. Hajredini aktualisht punon në sektorin e arsimit dhe kulturës në Komunën e Strugës, ndërsa ka një përvojë të pasur në gazetari dhe është diplomuar në arsimin siperor për gjuhën frënge dhe italiane. Ai ka vazhduar shkollimin master në fushën e diplomacisë dhe medias. Xhemi Hajredini gëzon respekt në rrethet kulturore si një krijues i njohur në fushën e letrave dhe kontribues i shquar në gjuhën shqipe.