Sektori i Punëve të Brendshme të Shtipit njoftoi se sot pasdite në autostradën Shtip – Radovish ka ndodhur një aksident në mes të dy veturave, njëra prej të cilave ishte ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trenchevska.
“Me datë 05.01.2024 në ora 17:28 në SPB Shtip është raportuar se në rrugën Shtip-Radovish në afërsi të fshatit Lakavicë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti të udhëtarëve ‘Skoda’ me targa të Shkupit, në pronësi të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e drejtuar nga 53-vjeçari G.A. nga Shkupi, në të cilin ka qenë ministrja e punës dhe politikës sociale, Jovana Trenchevska, dhe një punonjëse e kabinetit N.D. nga Shkupi, thekson SPB Shtip.
Automjeti i dytë i pasagjerëve “Pasat” me marka kombëtare zvicerane drejtohej nga 48-vjeçari M.J. nga fshati Mokrievë, Komuna e Novosellës, i cili, siç informon SPB Shtip, në automjet ka qenë me katër pasagjerë.
Në aksidentin trafiku lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i mjetit “Skoda” G.A., konstatuar nga mjeku i Emergjencave Mjekësore Shtip. Deri më tani nuk raportohet për lëndime të personave të tjerë. Në vendin e ngjarjes e kanë kontrolluar ekipi inspektues i SPB Shtip dhe prokurori publik.