Osmani: Për herë të parë politika në Maqedoninë e Veriut nuk dizajnohet në Serbi…

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në ‘’Click” të RTV21 tha se politika ne Maqedoninë e Veriut për herë të parë nuk dizajnohet në Serbi, as në Sofje as në Tiranë as në Athinë, por sipas tij dizajnohet në Shkup.

Osmani tutje shtoi se në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ka 10 ministra shqiptarë dhe 10 maqedonas.

‘’Për herë të parë politika ne Maqedoninë e Veriut nuk dizajnohet në Serbi as në Sofje as në Tiranë as në Athine dizajnohet në Shkup nga dy komunitet maqedonase dhe shqiptare, shqiptarët janë bërë zot në shtëpinë e vet. Sot në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut kemi 10 ministra shqiptarë dhe 10 maqedonas ’’, tha Osmani.