Aksident i rëndë trafiku në Shqipëri – i përfshirë shoferi i kamionit nga Maqedonia

Një shtetas i Maqedonisë, i cili drejtonte një kamion me rimorkio, ka marrë pjesë në një aksident trafiku të ndodhur në afërsi të qytetit të Librazhdit, përcjell KlanM.

Kamioni është përplasur me një mjet pasagjerësh, ku kanë mbetur të lënduar dy persona që ndodheshin në makinë.

“Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur ‘Ura e Murashit’, një mjet mallrash me drejtues shtetasin G.T. shtetas i Maqedonisë së Veriut është përplasur me veturën e drejtuar nga shtetasi A.T. banues në Pogradec. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar A.T. dhe pasagjerja në mjetin e drejtuar nga ky shtetas, të cilat janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po kryhen veprime të mëtejshme proceduriale me shtetasen G. T.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, por sipas informacioneve fillestare shkak është bërë “parakalimi i paligjshëm nga drejtuesi i makinës”.