2023-ta, viti më i suksesshëm në historinë e FC Strugës

2023-ta po i numëron momentet e saja të fundit, ndërsa neve në vazhdim do numërojmë sukseset më të mëdha të klubit tonë për gjatë këtij viti…

________________________________________________________________________________________________________________

Viti 2023 rezultoi të jetë viti më i suksesshëm në historinë e klubit tonë, vit në të cilin për herë të parë arritëm të shpallemi kampion të Maqedonisë, për herë të parë luajtëm në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, që më pas në ndeshjet e Ligës së Konferencës të prekim fazën “play-off”.

Gjithë këto suksese i rrumbullaksuam edhe me titullin kampion vjeshte në sezonin aktual, 2023/24, duke shpresuar se sukseset do na ndjekin edhe në vitin që jemi duke e shkelur.

TITULLI KAMPION

Titullin e parë kampion e arritëm me shumë klas dhe me plotë meritë, duke pasur parasysh se rival deri në fund kishim dy skuadrat me buxhet shumë më të madh se ne, FC Shkupin dhe Shkëndijën.

Në fund i’a dolëm të jemi me 10 pikë më shumë se FC Shkupi dhe 11 më shumë se Shkëndija, ndaj të cilave skuadra kishim regjistruar 5 fitore.

Pikërisht fitorja e fundit ndaj FC Shkupit në Strugë me 14 maj, bëri që qyteti i Strugës përveç epitetit që ka, qytet turistik, tashmë të njihet edhe si një qytet kampionësh, kjo falë përkushtimit të madh të drejtuesve të skuadrës me në krye pronarin Mendi Qyra dhe kompaninë “Trim Lum”.

Një sukses ky i jashtëzakonshëm për ne si klub, por edhe qytetin tonë të bukur që rrugëtimin tashmë duheshe ta vazhdojë në Europë.

GARAT EUROPIANE

Si kampion të vendit, aventurën europiane për herë të parë në historinë e klubit tonë e nisëm në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, aty ku fati nuk na deshi, pasi u eliminuam që në raundin e parë nga kampionët lituanez të Zhalgiris. Edhe përkundër barazimit pa gola në ndeshjen e parë në transfertë, nuk i’a dolëm që të ecim para në kompeticionin më të rëndësishëm europiane në nivel klubesh, kjo pasi në Ohër u mundëm me shifrat 2:1.

Megjithatë, garat i vazhduam në Ligën e Konferencës, aty ku shumë pak mungonte që të bëhemi klubi i parë nga Maqedonia, që do të luante në grupe. Pasi arritëm që të eliminojmë Buduçnostin nga Mali i Zi dhe më pas edhe skuadrën e Hesperange nga Luksemburgu, në fazën “play-off” u ndalëm nga islandezët e Breidablik.

Suksesi i jashtëzakonshëm i këtij edicioni në arenën europiane, bëri që skuadra jonë të bëjë një lëvizje pozitive prej plotë 90 vendesh në renditjen e UEFA-s në rang klubesh, për dallim nga viti i kaluar, kur renditeshim në pozitën e 417-të.

Kështu vitin 2023 e mbyllëm në pozitën e 327-të, duke u bërë forca e tretë prej klubeve nga Maqedonia në arenën europiane, edhe pse ishte ky vetëm viti i dytë që po merrnin pjesë në garat europiane, pas atyre në sezonin 2021/22, kur kishim debutuar në Ligën e Konferencës.

TITULLI KAMPION VJESHTE

Edhe përkundër orarit të stërngarkuar që kishim, sidomos në fillim të sezonit aktual, kur përveç garave në Europë, duheshe të zhvillojmë edhe ndeshjet kampionale, në fund i’a arritëm që edhe këtu të tregojmë rezultate të jashtëzakonshme.

13 fitore dhe 5 disfata në mjaftuan që të dalim kampion vjeshte, duke lënë sërish pas vetes dy rivalët e mëdhenj, FC Shkupin dhe Shkëndijën.

Për më tepër futbollistët tanë u treguan shumë efikas, duke realizuar plotë 33 gola, duke bërë që të marrim edhe epitetin e skuadrës me më shumë gola. Pikërisht golat zbukurojnë lojën e futbollit dhe në tribuna sjellin më shumë tifoz, me ndihmën e të cilëve shpresojmë që në pranverë të regjistrojmë edhe shumë fitore tjera dhe në fund të festojmë së bashku sërish titullin kampion.

Struga meriton që sërish të thirret qytet kampioni….