Aksident tragjik në Itali! Aautobusi me fëmijë përplaset me ambulancën në tunel, 4 të vdekur, 7 të plagosur. Humb jetën mjeku shqiptar

Katër viktima është bilanci i një aksidenti tragjik që ka ndodhur në Itali ku një autobus me fëmijë që po shkonin në ekskursion u përplas me një ambulance. Një prej viktimave është me origjinë shqiptare dhe bëhet fjalë për mjekun 40-vjeçar Sokol Hoxha.

Përplasje kokë më kokë mes autobusit dhe ambulancës së Kryqit të Kuq që u përfshi në flakë ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën që lidh Urbinon me Fermignano, brenda tunelit Ca’ Gulino.

Tymi i zi dhe flakët kanë përfshirë tunelin ndërsa mediet italiane raportojnë se viktimat janë mjeku shqiptar, infermierja, shoferi i ambulancës dhe pacientja e ambulancës që ishte nisur për në Urbino.

Ndërkaq të plagosur mbetën 7 persona, mes tyre 4 fëmijë të moshave 7 deri në 13 vjeç. Një prej tyre shoferi i autobusit që po transportonte fëmijët në një ekskursin mbeti i plagosur lehtë por është në gjendje shoku.