Mbi 21 mijë palestinezë të vrarë nga sulmet e Izraelit në Gaza

Numri i të vdekurve palestinezë nga sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 20.915, tha Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qudra tha se 54.918 të tjerë janë plagosur në sulmet intensive izraelite në Rripin e Gazës.

“Të paktën 241 njerëz u vranë dhe 382 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite në 24 orët e fundit”, tha al-Qudra në një deklaratë.

Sulmet ajrore dhe tokësore izraelite në Gaza që nga sulmi ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze, Hamas, e kanë lënë enklavën në gërmadha, me gjysmën e banesave të saj të dëmtuara ose të shkatërruara dhe gati 2 milionë banorë të zhvendosur brenda territorit me popullsi të dendur, e cila po përballet me mungesë akute të ushqimit dhe ujit të pastër.

Rreth 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë në sulmin e Hamasit.