Shqipëria do të dërgojë trupa shtesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë

Shqipëria do të dërgojë trupa shtesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Shtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë po ndodhë veçanërisht pas sulmit terrorist serb, më 24 shtator në veri të Kosovës.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj theksoi se rreziku për ndonjë sulm tjetër nga Serbia mund të jetë permanent. Diplomati shqiptar deklaroi se numri aktual i ushtarëve të Shqipërisë në Kosovë është 100 dhe vitin tjetër do të sjellin edhe 40 trupa shtesë në kuadër të KFOR-it.

“Shqipëria gjithmonë i ka qëndruar mendimit që KFOR-i duhet të forcojë praninë e tij dhe të jetë i pranishëm kudo në Kosovë për të realizuar misionin e tij që ka për siguri dhe të paqes për të gjithë qytetarët të çfarëdo lloj etnie të jenë ata në Kosovë. Mendoj se KFOR-i po e bënë këtë, ka rritur forcat dhe prania e saj në veri ndjehet më shumë akoma.(sekondi 0-42)Shqipëria edhe në vitin tjetër do të sjellë trupa shtesë në kuadër të KFOR-it për të qenë gjithmonë brenda detyrimeve të saj që ka si një shtet anëtar i NATO-s dhe aleat i fuqishëm i perëndimit. (sekondi 56- minuti 1.11)  Ne në vitin tjetër do të sjellim edhe 40 forca”, u shpreh Petrit Malaj.

Ambasadori Malaj ka komentuar gjithashtu edhe deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani se “Serbia po planifikon sulme të reja”.

“Përderisa flet presidentja e Kosovës dhe strukturat e tilla të një shteti i cili është i mirë i organizuar pa dyshim që ata kanë informacionin e duhur i dinë shumë mirë këto gjëra. Unë nuk kam informacionin e duhur, ndoshta për detaje, por di që rreziku mund të jetë permanent. Prandaj, duhet bëhen disa hapa dhe siç e tha edhe kryeministri jonë para disa ditësh, që Serbia me pas të vendos gurët e duhur për të normalizuar këtë marrëdhënie”, tha Malaj.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takimin e samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor ka informuar liderët evropianë mbi rrezikun që vjen nga Serbia për paqen dhe sigurinë në vend dhe rajon. Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë tha se Millan Radoiçiq, po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës. Sipas Kurtit, Radoiçiq mban takime të rregullta me inteligjencën serbe dhe se pjesëtarët e grupit të tij, paguhen 2.000 euro në muaj. Ai përmendi disa lokacione në Serbi, përfshirë poligone ushtarake, ku pretendoi se po stërviten pjesëtarët e grupit të Radoiçiqit./ Alsat.mk