Deri sot (e diel, 24 dhjetor) zgjat afati për paraqitje në thirrjen publike për mbështetje financiare për nxënësit nga shkollat fillore dhe të mesme, familjet e të cilëve kanë të ardhura të përgjithshme prej neto-pagave deri në 50.000 denarë.
Mënyra e paraqitjes është përshkruar në thirrjen e publikuar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), e cila ka siguruar dhe është përgjigjur për pyetjet më shpesh të parashtruara për këtë masë.
Për studentët, të cilët aplikojnë për kompensim financiar për mbulimin e një pjese të shpenzimeve për transport mes qyteteve, afati është deri nesër (e hënë, 25 dhjetor).
Studentët në këtë thirrje paraqiten në mënyrë elektronike nëpërmjet portalit “e-shërbime”.
Kandidatët e interesuar duhet të ngarkojnë paraqitje se janë studentë i rregullt në universitet shtetëror, vërtetim për nënshtetësi, letërnjoftim ose dokument tjetër për identifikim, llogari bankare dhe dëshmi për lartësinë e biletës mujor për transport mes qyteteve nga vendi i vendbanimit deri në vendin e studimit. Si provë, thonë nga MASH, mund të dorëzohet fotografia nga bileta mujore, llogari fiskale ose “printskrin” nga çmimet e publikuara në ueb-faqet e transportuesit.