PALESTINA DHE EGOIZMI!
Paqa është pjesë e botës sonë të brendshme por edhe pjesë e botës reale, reflektim i mirëqenies njerzore me vlera të larta. Jeta gjykohet sipas qëllimeve-jeta gjykohet sipas pasojave. E para ka të bëj me moralin, e dyta me politikën.Morali i pastër i “vret” të gjitha pasojat negative të politikës joracionale. Në kohëra të caktuara është menduar në mënyrë të caktuar duke mbajtur llogari për të dobtit,për të drejtën,për të vërtetën dhe lirinë. Sot edhe përkundër progresit të madh bota është plot me veprime që nuk i kuptojmë.Me shumë luftra të pakuptueshme, me refugjat,me pandemi, me konflikte fetare dhe etnike, me shumë kultura dhe subkultura etj. Çdo shtet pa përjashtim mund të synojë jetën ta organizojë duke e dëgjuar zërin e ndërgjegjes të qytetarëve. Por, në realitet ndodhë e kundërta. Egoizmi dhe mizantropia thellë janë futur në damarët e njerëzve. Dikush e definoj humanizmin si “thirrje për ta krijuar njeriun -njeri”, por ai që e ka bër këtë thirrje sot kupton se “nuk ka njerëz” por vetëm “qenie egoiste” që veprojnë sipas diktatit të tjerëve. Nga ana e disa shteteve paqa është bër nocion abstrakt, lëvizjet pacifiste i trajtojnë si “sëmundje” sociale, aktivitete shterpe jo produktive. Simptomet e ligësive mëkatare njerzore që e dhunojnë shpirtin suptil, shprehjen më të mirë e manifestuan në Rripin e Gazës që u bë një mjedis i dekompozuar,drejt zhdukjes. Heshtja e vendeve të zhvilluara flet për harxhimin e ndjenjave humaniste. Njerëzit që jetojnë në këtë mjedis të dekompozuar edhe sikur të jenë gur në grumbullin e gurëve duhet të trajtohen me kuptim dhe respekt. Humanizmi i përket njeriut,kurse forca kafshëve. Ato që e përdorin forcën viktimat i shohin si gjethet e zverdhura të rëna në tokë. Në çdo luftë heroi kryesor është personi i caktuar, ai që ka urdhëruar për nisjen e luftës. Personi me prirje për zullume! Zemra e heroit “ katil”, një ditë do të shkatërrohet nga pesha e rëndë e ndërgjegjes së tij!
-Prof.Muhamet Borova