Pothuajse dy mijë copë brende të rrobave, këpucëve dhe çantave për femra me firmën e Louis Vuitton, Dior, Montclair, Gucci, Versace, Burberry, Michael Kors dhe markave të tjera të famshme të modës janë sekuestruar nga një ekip lëvizës i Departamentit të kontrollit dhe hetimeve, pas kontrollit te një automjeti mallrash te regjistruar për transit ne vendkalimin kufitar Deve Bair.
Siç njoftojnë nga Drejtoria doganore, dërgesa ka qenë nga Turqia dhe është dashur të transportohet për në Bosnje dhe Hercegovinë. Sipas vlerësimit, nëse këto produkte shiten si origjinale, vlera e tyre totale në treg do të ishte 19,9 milionë denarë (322.990 euro).
Kontrolli u krye pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe dyshimit në deklaratën e drejtuesit të mjetit, gjatë të cilit në kamion u zbuluan 1907 veshje, këpucë dhe çanta, të gjitha me firma të markave të famshme të modës.
Ndaj transportuesit është parashtruar ankesë për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale, ndërsa produktet janë konfiskuar, thonë nga Drejtoria doganore.