Ushtria izraelite bombardoi kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës dhe se nga sulmi ka dhjetëra të vrarë dhe të plagosur, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza thuhet se ushtria izraelite bombardoi kampin e refugjatëve Jabalia.
Raportohet se ka dhjetëra të vrarë dhe të plagosur në sulmin izraelit në zonën e bllokut 2 të kampit të refugjatëve Jabalia.
– Plagosen 2 gazetarë palestinezë
Ushtria izraelite kreu sulm edhe ndaj një zone në afërsi të Qendrës Mjekësore Jabalia. Në sulm u plagosën gazetarët palestinezë Islam Bedir dhe Muhammed Ahmed.
Rajoni Jabalia i cili ndodhet në veri të Gazës shpeshherë bëhet objektiv i sulmeve të Izraelit. Të paktën 100 persona humbën jetën në sulmin që ushtria izraelite kreu dje në rajonin Jabalia.