Nga koha kur mbështetja për integrimin e vendit në BE ishte rreth 80 për qind tani ky numër ka rënë në 60 për qind, duke çuar në nivelin më të ulët të besueshmërisë ndonjëherë, shkruan Alsat.
Të dhënat e publikuara nga analiza e Institutit për Demokraci “Societas Civilis” tregojnë se është rritur gjithashtu edhe numri i të papërcaktuarve, apo 30 për qind, ndërsa 12 për qind e të anketuarve shprehen hapur euroskeptikë.
“Kemi rënie të mbështetjes për anëtarësim në pothuajse 10 vitet e fundit, krahasuar me vitin 2022, përsëri rënia shënon rënie të vogël, por nëse shihet në kontest më të gjerë, ajo akoma është e lartë. Mbështetja për anëtarësim në Be momentalisht qëndron në 60 përqind, që është vlera më e ulët që kur zbatohet ky hulumtim, praktikisht në histori”, tha Ivan Damjanovski, аutor.
Të dhënat e analizës flasin për rritje të boshllëkut sa i përket mbështetjes për anëtarësim në BE mes shqiptarëve dhe maqedonasve. 57 për qind e maqedonasve mbështesin anëtarësimin në BE. Edhe tek shqiptarët ka rënie të mbështetjes, megjithatë dallimi është i lartë me maqedonasit. 78 përqind e shqiptarëve e mbështesin këtë proces.
“Boshllëku entik më së shumti është rritur për shkak të çështjeve bilaterale, identitare.. dhe për shkak të të cilave tek popullata maqedonase rritet rezerva për mbështetjen e anëtarësimit në BE. Te shqiptarët lartë poshtë është stabile, pothuajse 80 përqind”, tha Marko Troshanovski.
Të dhënat më alarmante sipas prezantuesve janë ato që 90 për qind e të rinjve janë deklaruar anëtarësimi në BE nuk do ta ndalonte fluksin e të rinjve që ikin nga vendi.
Këtë hulumtim, Instituti për Demokraci “Societas Civilis” e ka realizuar në bashkëpunim me “Konrad Adenauer”. Në këtë anketë që është realizuar në nëntor të këtij viti janë përfshirë 1 mijë persona mbi 18 vjeç në gjashtë njësitë zgjedhore./ Alsat.mk