Afrimi i festave ka ndryshuar edhe çmimet në tregje

Edhe pse jemi në muajin e festave, gjithnjë e më të rrallë janë blerësit në treg, thonë shitësit e fruta-perimeve, shkruan Alsat.

Ata ankohen se ato pak blerës që dalin në treg në të shumtën e rasteve janë pensionistët të cilët me pensionet e ulëta blejnë shumë pak gjëra.

“Çmimet nuk janë të rritura por më të ulëta janë, 50 denarë mandarinat, çmimet janë mirë por nuk kanë para njerëzit, papunësi dhe rinia ikin jashtë, ja pazari është i zbrazët ora 12:00 shkuan jashtë të gjithë, problem”, tha një shitës.

Shitësi: Çmimet nuk janë të larta, janë normale siç ishin më herët por popullata është e dobët sa i përket buxhetit.

Gazetari: A nuk ka shitje si më herët?

Shitësi: Unë jam tre apo katër ditë me këtë mall, pyesin si janë çmimet dhe nuk është se janë rritur por buxheti është i dobët tek popullata.

Nga ana tjetër një pjesë e blerësve mendojnë se çmimet rriten më së shumti gjatë festave e disa thonë se nuk kanë ndryshuar edhe pse jemi në prag të festave të fundvitit.

Blerësi: Nuk është shtrenjtë, mirë është, për jetë mesatare mund t’ia dalim.

Gazetari: Çfarë blejtë sot?

Blerësi: Bleva molla, sallata, peshk për krishtlindje, ndoshta fillon i ftohti e s’do të mund të dalim jashtë të blejmë.

Blerësi: Shtrenjte është gjithçka, shtrenjtë.

Gazetari: Çfarë blejtë?

Blerësi: Oriz, fasule, peshku ishte 160 denarë. Nëse i shohim në përgjithësi gjithçka është më shtrenjtë por do zgjedhësh çfarë është më lirë. Për festa i rrisin çmimet e sidomos për pashkë.

Blerësi: Çmimet janë të njëjta, nuk mendoj se ka rritje të çmimeve.

Gazetari: Çfarë blejtë sot në Pazar?

Blerësi: Pasi unë festoj Shën Nikollën bleva arra, molla, qirinj për festen

Edhe pse disa vite më parë duheshin më shumë se një torbë për të bërë pazarin me buxhetin e festave, sot shumica marrin me vete vetëm një. edhe ato të cilët thanë se çmime janë të larta ndërsa pensionet e ulëta thonë se festat përsëri duhet festuar./ Alsat.mk