Nga nesër shi, borë dhe erë

Të enjten pasdite në pjesët perëndimore të vendit do të ketë reshje të shiut, ndërsa në viset malore borë. Deri të shtunën do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior (mbi 60 km/h), ndërsa reshjet në viset malore do të kalojnë në borë, ndërsa temperaturat do të bien.

Reshjet do të jenë më të dendura, në disa vende madje mbi 20 l/m2, ndërsa në viset më të larta do të formohet sipërfaqe e re e borës.