Kuvendi i Maqedonisë e filloi mbledhjen e 136-të dhe punoi në vazhdimin e katër mbledhjeve

Kuvendi sot pasdite e filloi mbledhjen e 136-të, ndërsa më pas deputetët votuan për disa ligje nga mbledhja e 129-të, 131-të, 103-të dhe 111-të.

Në kuadër të mbledhjes së 136-të u votua nevoja për sjellje të propozim – ligjeve me procedurë të shkurtuar, mes të cilave edhe detyrimet me kredi të Programit për qëndrueshmëri dhe rezistencë, për financim të Projektit të dytë për avancim të shërbimeve sociale, si dhe për Propozimin për mbështetje financiare për kategoritë e ndjeshme sociale të qytetarëve.

Me propozimin e ri për mbështetje financiare për kategoritë e ndjeshme sociale të qytetarëve, i cili është përgatitur së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein informoi se me masat e mbështetjes financiare janë përfshirë shfrytëzues të shtesës së posaçme, shfrytëzues të së drejtës së kompensimit për shkak të pengesës, kryefamiljarë, shfrytëzues të ndihmës së garantuar minimale, shfrytëzues të së drejtës së pensionit në lverë prej 19.ooo denarëve, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, familjet të cilëve kanë gjithsej të ardhura mujore prej neto rrogës deri 50.000 denarë dhe studentë të cilët jetojnë jashtë vendit të studimit.

Në vazhdim janë miratuar ligje nga mbledhjet 129, 131, 103 dhe 111, me të cilëve edhe Propozimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për revizion të instrumentit për ndihmë parainkuadruese, Propozim ligji për garancë të vendit për obligimet rreth Marrëveshjes për kredi që do të arrihet mes Agjencisë franceze për zhvillim dhe Bankës zhvillimore të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, për kredi të Bankës zhvillimore të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup për financim të investimeve të gjelbra dhe me përgjegjësi shoqërore, Propozim ligji për detyrim të shtetit me kredi tek Banka investuese evropiane rreth Marrëveshjes financiare për Korridoprin hekurudhor VIII – aksi lindor MK, aksi Kriva Pallankë – kufiri mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe Propozim ligji për detyrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me kredi tek Banka ndërkombëtare për ripërtëritje dhe zhvillim – Banka botërore rreth Marrëveshjes për kredi për politika zhvillimore për qëndrueshmëri dhe rezistencë.