Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, bashkë me Presidentin bullgar, Rumen Radev, Presidentin e Azerbejxhanit, Ilham Alijev dhe shefin e delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuel Zhiofre, kanë lëshuar në përdorim interkonjeksionin e gazit Serbi – Bullgari.
Presidenti serb, ka paralajmëruar edhe ndërtimin e interkonjeksionit të gazit edhe drejt Maqedonisë së Veriut.
“Do të ndërtojmë edhe në të ardhmen Infrastrukturë gazi dhe energjetike. Ka hyrë edhe në planin e Komisionerit Varhelji. Do të ndërtojmë interkonjeksion gazi edhe drejt Maqedonisë. Shpresoj që në Bosnjë e Hercegovinë të dakordohen që edhe atje të ndërtojmë” – tha Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë.
Gjatë vitit 2024, do të dërgohen 400 milion metër kub gaz, në një përpjekje konkrete që Serbia të zvogëlojë varshmërinë nga gazi rus.
Punimet për lëshimin në përdorim të gazsjellësit prej 109 kilometrave Nish-Dimitrovgrad zgjatën më pak se dy vite, kurse vlera e punëve është 85.5 milionë euro.
Projekti ndërtimor, sic percjell KlanM, pjesërisht është financuar përmes granteve të BE-së në vlerë 49.6 milion euro.
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka deklaruar se lëshimi në përdorim I interkonjektuesit të gazit Serbi – Bullgari po e ndryshon hartën energjetike të Evropës.