Të paktën katër persona kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu në një spital në Itali.
Zjarri shpërtheu në spitalin St John the Evangelist në periferi të Romës të premten mbrëma.
Pacientët dhe stafi u detyruan të evakuoheshin dhe njerëzit në repartin e kujdesit intensiv në qendrën mjekësore në Tivoli, u dërguan menjëherë në spitalet e tjera me ambulancë.
Rreth 200 pacientë u zhvendosën në një gjimnaz bashkiak aty pranë për të pritur një transferim në objekte të tjera, tha zyra e kryebashkiakut të Tivolit. Zjarri shpërtheu në spital rreth orës 23:00 të së premtes dhe përfundimisht u vu nën kontroll.
Katër persona janë konfirmuar tashmë se janë vrarë, sipas departamentit lokal të zjarrfikësve. Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan ekipet e zjarrfikësve në shkallë që përpiqeshin të arrinin në katet e sipërme të spitalit ndërsa dilte tymi.
Tivoli, i cili ndodhet rreth 20 milje në veri-lindje të qendrës së Romës, është një destinacion popullor turistik. Është më i njohur për vendet arkeologjike të Villa d’Este dhe Villa Adriana.