Sekuestrohen 50.600 euro të padeklaruara në Aeroportin e Shkupit

Drejtoria Doganore njoftojnë se janë sekuestruar 50.600 euro, të cilat pasagjeri nuk i ka paraqitur te doganierët në njësinë doganore Aeroport Shkup me hyrjen në vend.

“Pasagjeri që po udhëtonte nga Stambolli në hyrje vendosi të kalonte përmes një kanali të gjelbër ku kalojnë njerëzit që nuk kanë asgjë për të raportuar. Doganierët e përzgjodhën për ekzaminim dhe në bagazhin e tij personal iu gjetën valutë në vlerë prej 60.600 euro”, thuhet në deklaratën e tyre.

Sipas Ligjit për Veprimtarinë Devizore, pasagjerit i janë kthyer 10 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër me aktvendim i janë marrë personit.