Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka mbajtur një fjalim dhe ka hapur seancën e fundit të procesit të shqyrtim të Maqedonisë së Veriut në Bruksel. Ky proces përfshinte Klasterin 6, i cili konsideron kapitullin 30 për Marrëdhëniet me jashtë dhe kapitullin 31 për politikën e përbashkët, të jashtme dhe të sigurisë.
Në seancë morën pjesë zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, përfaqësues nga Sekretariati për Çështje Evropiane, Ministria e Ekonomisë, si dhe përfaqësues nga institucionet tjera relevante kombëtare.
Kapitulli 30 fokusohet në politikën e përbashkët tregtare me vende të treta dhe rregullat e BE-së për ndihmën humanitare dhe politikat e zhvillimit. Kovaçevski tha se Maqedonia e Veriut nuk do të kërkojë periudha tranzitore, por do të pranojë plotësisht ligjin e BE-së.
Kryeministri theksoi se Maqedonia e Veriut ka shkallën më të lartë të hapjes tregtare në Ballkanin Perëndimor dhe ka arritur në 171% në vitin 2022. Ai gjithashtu vuri në dukje se Bashkimi Evropian është partneri më i madh tregtar dhe investitori më i rëndësishëm në vend.
Kapitulli 30 përfshin disa fusha kyçe të politikës së përbashkët tregtare dhe rregullat specifike për tregtinë. Kovaçevski theksoi se vendi është në proces të ratifikimit të dokumentit referues për rregullimin vendor të shërbimeve dhe të Marrëveshjes për subvencione të peshkimit.
Me mbylljen e këtij kapitulli, zyrtarisht përfundon procesi i shqyrtimit për Maqedoninë e Veriut, i cili nisi më 15 shtator 2022 dhe është zhvilluar me sukses dhe sipas dinamikës së përcaktuar. Pas këtij procesi, vijojnë udhërrëfyesit për sundimin e ligjit, reformën e administratës publike dhe funksionimin e institucioneve demokratike.